“Hetimet kanë nxjerrë episode të tjera”/ Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Karamuço: Kishte urgjencë pas vendimit të Kushtetueses

Aktualitet

“Hetimet kanë nxjerrë episode të tjera”/ Kërkesa

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut! Një kërkesë e tillë ka kthyer në nul lojën politike të qeverisë nëpërmjet vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për të mbajtur në detyrë zv.kryeministren.  

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, shprehet në “Top Story” se kjo kërkesë vjen në formën e urgjencës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta kthyer në detyrë zv/kryeministren.

“Gërmo, gjej prova, krijo fraksion, bëj kërkesë. Prandaj kemi aq shumë fraksione në shumë prej dosjeve, sepse vijon ende hetimi. Ky vijim ka nxjerrë episode të tjera, por nga ana tjetër ka pasur një urgjencë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

SPAK-u e gjykoi që ta hiqte nga zyra për të mos dëmtuar prova, por të mos largohej për të mos ikur provat. Në atë institucion, ministrinë që drejton zonja Balluku, ka persona që mund të thirren nesër. Tani është gjetur alternativa që ne e përmendëm dje. Ne nuk e prisnim të ndodhte kaq shpejtë”, tha ndër të tjera Karamuço.

ME TE LEXUARAT