Hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme, caktohet treshja e gjyqtarëve që do gjykojnë Veliajn dhe të pandehurit e tjerë

Aktualitet

Hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme, caktohet treshja e

Hidhet shorti elektronik në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj do të jetë trupa e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë në themel të gjitha procedurat e ndjekura në seancat paraprake, apo hetimet e kryera nga SPAK.

Gjykim të zakonshëm përveç Veliajt, kërkuan Ajola Xoxa, Gentjan Sula, Shoqeria “AGIKONS”, Shoqëria “PALUSHI”, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu, Shkelqim Fusha, Miraton Lika, Erald Simixhiu, Linda Kazani, Valmir Xoxa, Shoqeria “GERARD-A”, sh.p.k, Shoqëria “FUSHA” sh.p.k,Shoqeria “LANI” sh.p.k, Organizata Jofitimprurese Qendra “HARABEL”, Organizata Jofitimprurese BYL-A (Balkan Youth Link Albania), Organizata Jofitimprurese Qendra “MUZA”, Organizata Jofitimprurese Qendra “EVENTUS.

Erion Veliaj dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ka kryer veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, fshehje e mos deklarim pasurie”, shpërdorim detyre” dhe futje e sendeve të paligjshme në qeli.

 

ME TE LEXUARAT