I implikuar në trafik droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar!

Aktualitet

I implikuar në trafik droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari i

Një 51-vjeçar është ekstraduar nga Zagrebi pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.LI., dy vite më parë ka qenë i implikuar në këtë aktivitet i goditur nga policia te mbikalimi i Rrëshenit.

"Ekstradohet nga Zagrebi, një shtetas me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Lezhës, për prodhim/shitje narkotikësh. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kroaci, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. Ll., 51 vjeç, i lindur në Lezhë.

Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT