“Shqiptarët janë të guximshëm dhe…”, Eric Wendt në Senat: Porto Romano mund të luajë rol kyç në NATO

I nominuari i Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, është përgjigjur pyetjeve në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit gjatë seancës së konfirmimit.
Wendt u shpreh se në eksperiencat e tij të mëparshme me shqiptarë gjatë shërbimit në NATO, ka konstatuar se ata janë “burra të mirë dhe të guximshëm”, duke theksuar vlerësim pozitiv për bashkëpunimin me ta në misione të ndryshme ushtarake.
Ai deklaroi gjithashtu se Shqipëria ka përmbushur objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes në kuadër të NATO-s, sipas marrëveshjeve të Hagës, duke përfshirë 3.5% për mbrojtje bazë dhe 1.5% për fusha si siguria kibernetike.
Në dëshminë e tij, Wendt theksoi se një nga prioritetet e tij do të jetë dëgjimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me vendin pritës, duke shtuar se qëllimi është forcimi i SHBA-së në mënyra që njëkohësisht ndihmojnë edhe Shqipërinë.
Ai vlerësoi gjithashtu rëndësinë strategjike të Porto Romano, duke thënë se në të ardhmen mund të shërbejë si një objekt kyç logjistik për NATO-n dhe potencialisht të sjellë investime amerikane në infrastrukturën portuale dhe ushtarake.
“Kur arri në një organizatë që do më duhet të udhëheq, çfarë kam bërë edhe si koordinator sigurie në Izrael dhe në Autoritetin Palestinez dhe pastaj edhe marrja e komandës së trupave specialë të NATO-s. Gjëja e parë që kam qeft ë bëj është të dëgjoj. Dhe disa nga liderët më të këqinj që kam gjetur në organizata qeveritare apo civile, vijnë ditën e parë dhe thonë ‘Kështu do të funksionojë’.
Planifikoj ta bëjmë Amerikën të fortë në mënyra që të ndihmojnë edhe Shqipërinë. Një pjesë kyç për këtë. Shqiptarët sipas meje, të paktën ata me të cilët kam shërbyer në Afganistan, kanë shumë guxim, janë burra të mirë. Të sigurohemi që janë të pajisur mirë, të sigurohemi që të arrijnë standardet e NATO-s.
Shqipëria e ka arritur 5% e buxhetit për mbrojtje sipas Hagës, 3.5% për bazën e mbrojtjes dhe 1.5% në cybersecurity etj.
Jam i bindur që do të ketë shumë mënyra për të patur një aleancë që të na ndihmojë dhe ne dhe Shqipërinë.
Porto Romano është një port kyç që nëse do të ketë në të ardhmen një objekt të sigurt ngarkesash, nga aty mjetet ushtarake mund të futen dhe do të ishte shumë e mirë për NATO-n, por edhe për bizneset amerikane që mund të ndihmojnë në përmirësimin e portit dhe infrastrukturën e tij”, u shpreh Wendt.


