Kumbaro: Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re për nxënësit e klasave I, VI dhe X

Aktualitet

Kumbaro: Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re për

Në vitin e ri shkollor 2026-2027, nxënësit e klasave I, VI dhe X do të mësojnë me kurrikula të reja, të hartuara në kuadër të reformimit të arsimit parauniversitar.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se programet e përditësuara lëndore janë publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar dhe do të nisin zbatimin në vitin e ardhshëm shkollor.

Sipas saj, ndryshimet synojnë përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe procesit të të nxënit në shkolla.

Kumbaro u bëri thirrje drejtuesve të institucioneve arsimore dhe mësuesve që të shkarkojnë dhe të studiojnë programet e reja për t’u njohur me risitë dhe orientimet që ato sjellin në praktikën profesionale.

Paralelisht, trajnimet e zhvilluara në kuadër të Programit Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve po fokusohen pikërisht në përgatitjen e stafit pedagogjik për zbatimin e kurrikulave të reja.

“Po bëhemi gati për një vit shkollor edhe me më shumë cilësi dhe profesionalizëm”, u shpreh ministrja.

ME TE LEXUARAT