Ndalimi i flotiljes “Sumud” nga Izraeli/ Fati i shqiptarit ende i paditur! Asnjë reagim nga Ministria e Jashtme

Aktualitet

Ndalimi i flotiljes “Sumud” nga Izraeli/ Fati i shqiptarit ende i

Fati i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” që po transportonte ndihma drejt Gazës, mbetet ende mister pas ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në ujërat ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, anija humanitare u ndalua nga forcat izraelite gjatë misionit për dërgimin e ndihmave në Gaza, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi vendndodhjen apo gjendjen e aktivistit shqiptar.

Nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada shqiptare në Izrael nuk ka pasur ende një reagim publik lidhur me ngjarjen.

Bashkëshortja e tij, Eriselda Balliu, deklaroi se ka kontaktuar me institucionet shqiptare, por deri tani nuk është informuar për fatin e bashkëshortit të saj.

ME TE LEXUARAT