Kush ishte shënjestra e atentatit në Shkodër, vëllai i Denis Brajoviç, u vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi
Policia dyshon se shtetasi Erogen Vaso ishte shënjestra e atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në një lokal në mes të Shkodrës.
Viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos.
Edhe pse shënjestra ishte ky i fundit, ai është i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.
Vaso, i cili ka edhe mbiemrin Brajoviç, është vëllai i Denis Brajoviç, të ekstraduar pak kohë më parë nga Emiratet.
Brajoviç ka vrarë Gjon Boriçi në gusht të vitit 2020.
Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.