SHBA furnizojnë Kosovën me dronë pa pilot, Kurti: Më shumë sy në qiell, siguri në tokë

Kosovë&Rajon

SHBA furnizojnë Kosovën me dronë pa pilot, Kurti: Më

Kosova ka marre ne dorezi drone pa pilot te blere ne SHBA.

"Më shumë sy në qiell, për më shumë siguri në tokë. Përgëzime Ministrisë së Mbrojtjes, urime Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës", shkruan Albin Kurti.

Ai e ka bere kete koment ne publikimin e kryer nga ministri i deritashem i mbrojtjes se Kosoves, Ejup Maqedonci ne rrjetet sociale.

"Gjatë javës së kaluar pranuam fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Fluturakeve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021.

Flututuraket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot.

Bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona", shkruan Maqedonci.

Cfare eshte:

AeroVironment RQ-20 Puma është një sistem avioni pa pilot amerikan i cili është i vogël, me bateri dhe lëshohet me dorë. Misioni i tij kryesor është vëzhgimi dhe mbledhja e inteligjencës duke përdorur një kamerë elektro-optike dhe infra të kuqe. Është prodhuar nga AeroVironment.

ME TE LEXUARAT