“Ky është krim njerëzor”/ ‘Shpërthen’ diplomati: Sot 780 mijë pensionistë, 80 % me pension 20 mijë lekë

Koloneli Hajro Limaj, i ftuar në studion e QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj e ka cilësuar situatën sociale në vend si krim njerëzor.
Ai u shpreh se emigrimi masiv ka sjellë pasoja të rënda për shoqërinë shqiptare, duke theksuar se mbi 2 milionë qytetarë janë larguar nga vendi ndër vite.
Diplomati Hajro Limaj u ndal edhe tek pensionet, duke theksuar se rreth 80% e pensionistëve marrin të ardhura shumë të ulëta.
Pjesë nga biseda:
Limaj: Sollën gjakderdhje, vrasje, varre. Kjo situatë detyroi një pjesë të madhe të shoqërisë të braktisë Atdheun. Sot në ato drama janë 2 milionë e 170 mijë shqiptarë që kanë braktisur atdheun.
Borakaj: Si shpjegohet që reagimi i popullit shqiptar është largimi dhe jo rezistenca?
Limaj: Në vend që ky popull të organizohej dhe t’u tregonte vendin të ashtuquajturve politikanë, përdorën rrugën e rebelizimit, largimin nga Shqipëria. Në Shqipëri tani janë 780 mijë pensionistë, të cilët shumica kanë ngelur pa fëmijë.
Borakaj: Është një dramë sociale shumë e madhe.
Limaj: Nga këta 780 mijë pensionistë, 500 mijë e kanë pensionin nën 200 mijë, dhe nga këta 280 mijë janë në fshat me 220 mijë. Ky është krim njerëzor, ashtu siç bën Izraeli duke vrarë njerëz, dhe ky është krim. Kryeministri në ajër, dhe ja bën rrogën deputetit 4 milionë e 800 mijë të ardhura mujore.


