“Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sara Karajt tregon bisedën me fermeren para hyrjes në Ferma VIP

Bashkëshorti i fermeres Sara Karaj, Darti Malaj, ka folur hapur për eksperiencën e partneres së tij në Ferma VIP, duke zbuluar detaje nga bisedat që kanë pasur para hyrjes së saj në reality show.
I ftuar në emisionin Living Day në Vizion Plus, Malaj u shpreh se është i lumtur që Sara Karaj ka arritur të ruajë karakterin e saj brenda lojës, duke theksuar se dëshira për protagonizëm është pjesë e natyrës së saj.
Ai zbuloi se para hyrjes në spektakël kishin diskutuar për mënyrën se si ajo do të luante dhe cilat anë të karakterit të saj do të shfaqeshin më shumë.
“Kërkesa për protagonizëm është një gjë që ajo e kërkon dhe e bën edhe vetë. Në lojë kjo nuk pëlqehet shumë nga fermerët e tjerë”, tha Darti Malaj.
Ai ndaloi gjithashtu te komentet negative në rrjetet sociale, duke thënë se familja e tij dhe ajo e Sara Karaj po e përjetojnë rëndë situatën.
Sipas tij, bullizmi online ndaj partneres së tij ka kaluar çdo limit dhe shpesh komentet kanë qenë fyese dhe denigruese.
Darti Malaj foli edhe për komentet mbi pamjen fizike të Sarës, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të papranueshme.
Ai përmendi edhe komentet që sipas tij janë bërë nga Moza ndaj pamjes së Sarës, duke thënë se këto deklarata kanë ndikuar negativisht te partnerja e tij.
“Është skandaloze të shohësh gjithë ato komente për trupin e saj”, u shpreh ai, ndërsa bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim ndaj gjuhës së urrejtjes në rrjet.


