Dalin në gjyq 25 të arrestuarit e operacionit “First Day”, të akuzuarit dërgohen me autobus në Gjykatë
Mesditën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj dhjetëra të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “First Day”.
Ata janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë.
Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan,në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë,pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale. Operacioni kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në të gjithë qarkun e Elbasanit, përfshirë qytetet Elbasan,LibrazhdGramsh, Cërrik,Peqin,Belsh dhe Prrenjas.
Në total, u ekzekutuan 25 masa sigurie të llojit “arrest në burg” për shtetas të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë,ndërsa një tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Lista e personave të ndaluar me masën “arrest në burg” përfshin Arjan Bica,Erist Skilja,Shyqyri Bica,Aizberg (Alket) Bitri,Filip Thoma, Hysen Grami,Gentian Tartari,Mikel Bezhani, Pjerin Qereshniku,Stivjo Bardhi,Domeniko Elezi, Mariglen Qosja,Shkëlzen Shkrepi,Bardhyl Grami,I. K., M. E., I. F.,Klodian Hakballa, Arben Kasa,Ilir Bahidi, Klajdi Çota,Franc Ruçi, Kevi Kanani,Marcelino Brahja dhe Panter Tafani.
Gjithashtu,u arrestuan në flagrancë:
J. A., 32 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;
A. T., 31 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Mbajtje pa leje e armëve” dhe “Ruajtje mallrash kontrabandë”;
V. D., 36 vjeç, për “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë”;
N. D., 43 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;
L. Xh., 50 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Ndërkohë, ndaj shtetasit H. D., 57 vjeç,është nisur procedim penal në gjendje të lirë.Gjatë kontrolleve dhe arrestimeve u sekuestruan:
Hetimi dokumentoi aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve, të cilët, sipas Policisë, vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht në shpërndarjen e drogës, shpesh pranë shkollave, lokaleve apo ambienteve publike.Policia njofton se vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet mbeten të hapura për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo personi tjetër të përfshirë në këtë rrjet kriminal.