Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, gjykata lë në burg Skerdi Sinën
Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën, të riun që u arrestua pak ditë më parë nga shërbimet policore në kryeqytet.
Arrestimi u bë lidhur me ngjarjen e shënuar më 9 janar të këtij viti në zonën e Astirit, ku Sina së bashku me shokun e tij Joni Sadikaj akuzohen se mbajtën me forcë një vajzë brenda një apartamenti.
Mbrojtja ligjore e 29-vjeçarit kërkoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, ose masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, me argumentin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë dhe nuk ka mbajtur askënd me forcë, por kjo nuk u mor parasysh nga gjykata.
Avokati Erjon Kullolli, po ashtu, tha para togave të zeza se sa i përket tentativës së Sinës për t’iu shmangur ndalimit të policisë, ai ka qenë në gjendje ankthi dhe nuk ka ditur si të vepronte.