Aksion në Vlorë për lirimin e hapësirave publike, Dredha: E kam kërkuar dhe më parë për të motivuar drejtorët
Bashkia Vlorë dhe policia duket se kanë nisur një aksion në qytet në zbatim të urdhrave të kryeministrit Edi Rama lidhur me lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha dhe drejtori i Policisë Helidon Çela kanë dalë në terren dhe ndoqën nga afër zbatimin e masave.
Dredha tha për mediat se kjo duhej bërë me kohë. Ai shtoi se këto janë të mbartura dhe prej shumë vitesh tashmë, por sipas tij, logjika e asaj që po përçojnë gjatë gjithë kohës është që duhet të provojnë turizmin dhe Vlorën si destinacion të rëndishëm turistik, prandaj që duhet t’i japin vlerë më të madhe edhe pjesës së hapësirave publike.
Dredha theksoi se tani e shikojnë më të arsyeshme që të marrin masa konkrete për të bërë diçka dhe se kjo nuk ka lidhje me deklarata, duke nënkuptuar urdhrat e Ramës gjatë vizitës në Bashki. Ai shtoi se e ka kërkuar këtë edhe për të motivuar të gjithë drejtorët e bashkisë që rezultatet të përkthehen me punë."Normalisht duhej bërë me kohë. Këto janë të mbartura dhe prej shumë vitesh tashmë, por dhe logjika e asaj që po përçojmë gjatë gjithë kohës që duhet të provojmë turizmin dhe Vlorën si destinacion të rëndishëm turistik, prandaj që duhet t’i japim vlerë më të madhe edhe pjesës së hapësirave publike. Të jetë për publikun dhe mos të jetë e zaptuar.
Edhe aty ku ka ndodnjë çedencë sa i përket miratimit apo kontratave që mund të jenë dhënë në rrugë të ndryshme gjatë këtyre viteve, do të shikojmë mundësinë që si mund t’i lirojmë me qëllim që t’ia kthejmë përsëri komunitetit.
Kundërshtime dhe mund të ketë, por ne do zbatojmë ligjin, sa i takon ligjit dhe aty ku duhet bërë një fare negociate me banorët aty ku ka uzurpim territori, ne duhet të gjejmë mundëisnë që si ta zgjidhim këtë problemtikë me qëllim që të hapet hapësira publike. Tani e shikojmë më të arsyeshme që të marrim masa konkrete për të bërë diçka.
Nuk ka lidhje me deklarata. Unë e kam kërkuar dhe më parë, dhe në janar, dhe në mars e kam bërë diçka të tillë sepse këtë e kam bërë edhe për të motivuar të gjithë drejtorët e bashkisë që të ma përkthejnë me punë. Kur them të ma përkthejnë në punë, t’ia përkthejnë komunitetit në radhë të parë.
Nuk ka patur ndonjë hezitim nga kryetari i bashkisë të heqë apo të mos heqë drejtorë nga puna, por ne duhet të gjejmë njerëz më të motivuar dhe më të përgjegjshëm që ta bëjnë atë punë me pasion", tha Dredha.