Katër persona plagosen nga aksidenti në rrugën Sarandë-Delvinë
Një aksident mes dy mjeteve ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë në vendin e quajtur Shijan.
Sipas burimeve paraprake mësohet një automjet tip Ford me drejtues Leonard Begolli 64 vjeç dhe mjeti tip Benz në pronësi të Alen Preçi janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga aksidenti janë plagosur 4 persona që ndodheshin në mjete, mes tyre edhe drejtuesit e mjeteve, të cilët u transportuan më ambulancë në urgjencën e Sarandës, ku sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë kanë shkuar në vend sherbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë të cilët po punojnë për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin L. B., 63 vjeç, dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjeret në automjetin “Ford”, shtetaset E. B., 54 vjeçe, dhe N. B., 34 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.