Elon Musk sfidon Trump, njofton themelimin e forcës së re politike: “Partia Amerikane” do t’ju kthejë lirinë tuaj!
Pasaniku Elon Musk thotë se ka krijuar një parti të re politike “Partinë Amerikane”.
Kjo vjen pas mosmarrëveshjes së tij publike me Presidentin republikan Donald Trump.
Të premten, miliarderi pyeti në platformën që ai zotërinj, X nëse duhet të krijohet një parti e re politike në SHBA.
Të shtunën në mbrëmje ai shkroi në të njëjtën platformë: “Me një faktor 2 me 1, ju doni një parti të re politike dhe do ta keni atë!
“Kur bëhet fjalë për falimentimin e vendit tonë me shpërdorim dhe ryshfet, ne jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në demokraci. Sot, Partia Amerikane është formuar për t’ju rikthyer lirinë tuaj.”, shkruan Musk.
Ai e bëri njoftimin vetëm një ditë pasi Presidenti Trump nënshkroi të premten një projektligj për uljen e taksave dhe shpenzimet, të cilin drejtori ekzekutiv i Teslës e kishte kundërshtuar me forcë.