Një tjetër FOTO/ Ronela Hajati kapet “mat” me partnerin e ri në Tiranë!
Duket se hamendësimet nuk kanë qenë fare të kota! Pas fotove nga pushimet e Ronelës, ku këngëtarja u shfaq duke u përqafuar me një djalë misterioz, tashmë kemi diçka më konkrete në dorë.
Sipas burimeve të sigurta për Anabel, fundjavën që lamë pas, Ronela është parë në një rrugicë të Bllokut në Tiranë duke ecur dorë për dore me të njëjtin djalë që shfaqet në postimin e saj në Instagram. Dhe jo vetëm kaq, një foto dhe një video e çiftit na kanë rënë në dorë.
Para pak ditësh, Ronela postoi një seri fotosh nga pushimet e saj, por njëra prej tyre mori vëmendjen maksimale, ajo ku shihej duke u përqafuar me një djalë, portreti i të cilit nuk ishte i dukshëm.
Përshkrimi që shoqëronte postimin vetëm sa e ndezi më shumë kuriozitetin: “Jeta dhe çfarëdo e bukur që ajo sjell rrugës.”