Aksident në Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Aktualitet

Aksident në Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.

Dy makina janë përplasur, ndërsa drejtuesit kanë marrë dëmtime të lehta. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjeteve.

Disa herë banorët kane protestuar për mungesën e sigurisë në këtë segment rrugor ku thuajse çdo ditë regjistrohen aksidente.

ME TE LEXUARAT