Moti i keq në Prrenjas, fshati Rrajcë-Bardhaj 3 ditë pa drita
Lajmifundit
/
11 Janar 2026, 22:18
Aktualitet

Prej tre ditësh banorët e fshatit Rrajcë Bardhaj në Bashkinë Prrenjas, kanë mungesë të energjisë elektrike.
Kjo shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe të moshuar, duke ndikuar në jetën e përditshme.
Ata thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet dhe për këtë arsye janë ngritur vetë për të bërë të mundur rilidhjen e telave të këputur.
Sipas banorëve të këtij fshati, kërkojnë të shqetësuar një zgjidhje nga autoritetet përkatëse për rikthimin e energjisë elektrike./ORA


