Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese
Lajmifundit
/
28 Prill 2026, 19:23
Aktualitet

Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata.
Lajmin e trishtë e ka dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale djali i tij, juristi Çlirim Gjata.
Rustem Gjata u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992.
Gjata ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve.
Më pas, Partia Demokratike e propozoi për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, post që e mbajti deri në vitin 1995, pasi mandati ishte vetëm 3-vjeçar.


