Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

Është hapur gara për kandidatët që do të përzgjidhen në drejtimin e 9 shërbimeve spitalore në qendrën universitare Nënë Tereza.
Bëhet fjalë për shërbime të rëndësishme siç është anestezi reanimacioni, neurologjia, Shërbimi i onkologjisë, Dermatologjisë, shefat e të cilëve kanë mbushur moshën e pensionit dhe e dorëzojnë këtë funksion.
Që prej datës 10 shkurt është hapur gara. Mjekët e rinj, të cilët kanë ambicie të futen në garë dhe të marrin në dorë drejtimin e këtyre shërbimeve. (Tabela e me emrat e shërbimeve).
Kandidatët tanimë kanë dorëzuar dosjet e tyre ku përcaktohet qartë se duhet të kenë titullin profesor. Por pranohen edhe ata me doktoraturë të mbrojtur në një universitet në vende të BE, ShBA, Kanadasë, Turqisë, Japonisë.
Gjithashtu kandidati duhet të ketë përvojë akademike si pedagog me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet, si dhe përvojë klinike diagnostike jo më pak se 10 vjet në specialitetin përkatës.
Por përveç CV kandidatët konkurrojnë ndërmjet tyre me një platformë strategjike katërvjeçare për vizionin me të cilin do të drejtojnë shërbimin që synojnë.
Komisioni i vlerësimit po shqyrton dosjet e kandidatëve për të shpallur më pas emrat e drejtuesve të rinj, një pjesë e të cilëve kanë qenë të komanduar deri më tani dhe janë pjesë e garës./Shqip


