Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e pastrim parash, ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia tre shqiptarë (EMRAT)

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e pastrim

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave të rënda kriminale, janë ekstraruar në drejtim të Shqipërisë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia.

Konkretisht bëhet fjalë për:

- Mikel Hoxha alias Mikel Papa i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;

- Armando Gropa 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;

O- Suard Onuzi i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.

 

ME TE LEXUARAT