Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55 mijë vota të pavlefshme

Aktualitet

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur në mbrëmje se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. 

Njoftimi

Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së

Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.

Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.

Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.

Procesi i votave nga jashtë vendit vijon

Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.

Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.

Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur

Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:

Qarku Shkodër: 2 KZAZ

Qarku Kukës: 2 KZAZ

Qarku Dibër: 2 KZAZ

Qarku Berat: 2 KZAZ

Qarku Korçë: 2 KZAZ

Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ

Qarku Vlorë: 5 KZAZ

Qarku Tiranë: 2 KZAZ (PEVN)

Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.

Pritet nisja në 7 KZAZ të tjera

Procesi ende nuk ka nisur në 7 zona të administrimit zgjedhor:

3 KZAZ në qarkun Durrës (nr. 20, 23, 25)

4 KZAZ në qarkun Tiranë (nr. 20, 23, 25, 30, 35, 36, 40)

KQZ është duke monitoruar nga afër vijimin e procesit, i cili pritet të përmbyllet në përputhje me standardet e përcaktuara për integritetin zgjedhor.

 

ME TE LEXUARAT