Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

Aktualitet

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH,

Këtë të premte përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aktualisht janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm. “Euronews Albania” bën me dije se një prej kandidatëve është ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është 5 vjet.

Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht.

Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

 

ME TE LEXUARAT