Policia gjermane e kërkonte gjithandej/ Kapet në Morinë i riu shqiptar, çfarë bëri në Mynih 27-vjeçari (EMRI)

Aktualitet
Policia gjermane e kërkonte gjithandej/ Kapet në Morinë i riu

 Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Morinë teksa po tentonte të hynte në Shqipëri. I riu nga Kosova me emrin Sabit Mehmeti, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të mashtrimit. Mehmeti tashmë pritet që të ekstradohet drejt Gjermanisë, ku dhe pritet që të marrë dënimin.  

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT