I akuzuar për vrasjen e Klevis Lleshit/ Sabah Nuzi futet në regjimin ‘41-Biss’ në burgun e Peqinit

Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e Klevis Lleshit/ Sabah Nuzi futet në regjimin

Pas kontrolleve të kryera gjatë javëve të fundit në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, është rikthyer zbatimi i regjimit të ashpër “41-bis” në sistemin e burgjeve.

Sipas raportimeve, Ministri i Drejtësisë ka firmosur vendosjen në këtë regjim të izolimit të fortë të të burgosurit Sabah Nuzi, i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshit,masë e cila është zbatuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se pritet që në këtë regjim të futen edhe të dënuar të tjerë në vijim, në kuadër të ashpërsimit të masave të sigurisë në burgje.

Regjimi “41-bis”, i njohur për izolimin ekstrem të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, kishte mbetur i pazbatuar që prej dhjetorit 2025.

ME TE LEXUARAT