Rritet inflacioni me 2.6%/ Qiratë, transporti dhe ushqimet shtrenjtojnë çmimet, ekspertët: Abuzim me konsumatorët

Mes zhvillimeve të brendshme dhe pasigurive në tregjet ndërkombëtare, inflacioni në vend ka marrë sërish një shtysë në rritje.
Ky tregues sipas INSTAT arriti në muajin mars në nivelin e 2.6%, ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i qirave dhe kostot e transportit.
Me 0.95% dhe 0.48% kanë ndikuar qiratë dhe transporti në indeksin e çmimeve të konsumit për muajin mars. Pasuar më tej nga ushqimet 0.44%. mobilie 0.18% si dhe restorante e shërbime akomodimi etj.
Por janë ushqimet ato të cilat o dëmtojnë më shumë xhepat e qytetarëve si produkte të përditshme të nevojshme, të cilat zënë mbi 40% të një buxheti familjar në Shqipëri.
Ushqimet janë një ndër kategorië kryesore që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit për muajin mars. Konkretisht cmimet e frutave perimeve e zarzavateve janë bërë të papërballueshme për qytetarët teksa si psh edhe 1 kilogramë domate tregtohet për 350 lekë deri në 450 lekë.
Ekspertët në mbrojtje të konsumatorëve, cmimet e larta i cilësojnë si abuzuesve të cilat sipas tyre nuk justifikojnë kostot e luftës apo përmbytjeve në vend.
“Në një document që disa improtues më kanë hënë në dogana rezulton se domatet greke dhe turke importohen me 50 lekë dhe me pas përfundojnë në tregjet e shitjes me pakicë me 400-500 lekë. Një abuzim total kundrejt konsumatorëve. Cmimet mund të rriten për 2 arsye konflikti ndërkombëtar si dhe përmbytjet në shhqipëri por jo të abuzohet masivisht”, u shpreh Granit Sokolaj nga Linja Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Ekspertët parashikojnë një inflacion në rritje në muajtë në vijim, por kalimi përtej objektivit 3% të Bankës së Shqipërisë do të risillte një rishikim të politikës monetare.


