Sarandë/ Zbulohet banesa e përshtatur për kultivim kanabisi, arrestohet në flagrancë një person

Pas një operacioni njëmujor, të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokuroria Vlorë, është finalizuar zbulimi i një ambienti të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në qytetin e Sarandës.
Ambienti ndodhej në rrugën Butrinti, në zonën e njohur si “Turizmi”, dhe ishte përshtatur brenda një apartamenti pallati, ku ishin instaluar llamba ndriçimi për kultivimin e bimëve narkotike si dhe aparatura te tjera.
Gjatë operacionit është kapur në flagrancë një shtetas nga Tirana, i cili kujdesej për kultivimin e bimëve narkotike. Jane sekuestruar bime narkotike ne proces mbjellje dhe tharjeje/Shqiptarja


