Sherr në burgun e Vlorës! Dhunohet brenda qelisë, biznesmeni Eduard Alikaj, në pritje të ekstradimit drejt Italisë

Një episod dhune është regjistruar mbrëmjen e së premtes në paraburgimin e Vlorës, ku biznesmeni Eduard Alikaj është dhunuar nga disa persona të tjerë të arrestuar.
Sipas burimeve, ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt verbal brenda ambienteve të qelisë dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike, ku dyshohet se janë përfshirë 5 persona.
Alikaj ndodhet aktualisht në paraburgimin e Vlorës, ndërsa pesë personat e përfshirë në konflikt pritet të transferohen në një tjetër institucion.
Ai ishte arrestuar në vitin 2023 në kuadër të një operacioni ndërkombëtar për vjedhje me dhunë të automjeteve në Itali veriore dhe ndodhej në pritje të ekstradimit drejt Italisë.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe rolin e secilit të përfshirë në konflikt.


