“Më dukej sikur Dr. Flori do të hynte nga dera"/ Rozana Radi emocionohet për Kaltrinën: E përjetova shumë

Showbiz

“Më dukej sikur Dr. Flori do të hynte nga dera"/ Rozana

Episodi i kësaj të premteje në emisionin “Goca & Gra” ka nisur në një atmosferë ndryshe dhe më emocionale se zakonisht.

Moderatorja Ema Andrea i ka pyetur vajzat e panelit për momentin më të vështirë apo më të sikletshëm që kanë përjetuar gjatë këtij sezoni.

Këngëtarja Rozana Radi rrëfeu një moment emocional për të, duke treguar se një nga episodet më të vështira ka qenë ai kur në studio ka ardhur Kaltrina, vajza e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori.

Ajo u shpreh se prania e saj e ka prekur shumë emocionalisht, për shkak të miqësisë që ka pasur me Dr. Florin, duke shtuar se për një moment iu duk sikur ai mund të hynte në studio.

“U emocionova shumë, u ndjeva keq. Më dukej sikur nga dera do të hynte Dr. Flori”, ka treguar Rozana Radi gjatë bisedës në emision.

ME TE LEXUARAT