Skerdi Tase në GJKKO: Gjatë vitit 2021, e kemi ndjekur disa herë ‘Oti Kilën’! Dine Çamit do i bënim atentat me snajper

Aktualitet

Skerdi Tase në GJKKO: Gjatë vitit 2021, e kemi ndjekur disa herë

Skerdi Tase, në sallën e gjyqit për dosjen ‘Plumbi i artë’, ka treguar gjithashtu se “puna” për të vrarë Lulzim Mashën ishte dhënë nga Sandër Baho. Nuredin Dumani, më herët ka dëshmuar në gjyq, se porositësi i vrasjes ka qenë Suel Çela.

“ Henriku më tha që punën e kishte marrë nga Nuredini dhe Nuredini nga dikush tjetër. Puna ishte dhënë nga “Sakati” nga Sandër Baho. Pas tentativës së vrasjes së Mashës Henriku shkoi në shtëpinë e vet un në timen.

Pas disa ditësh informohem që isha shpallur në kërkim dhe kam qëndruar i fshehur deri kur u arrestova. Jemi takuar disa herë me Henrikun pas atentatit ndaj Lulzim Mashës. “, tha ai.

Ai gjithashtu tregoi se kishin marrë porosi për të vrarë Elton Kilën, i njohur si Oti Kile, të cilin thotë se kanë ndjekur disa herë gjatë vitit 2021. Ruanin gjithashtu edhe Dine Çamin.

ME TE LEXUARAT