Tentoi të fuste në Shqipëri 1 mijë fishekë dhe 20 mijë euro, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit

Aktualitet

Tentoi të fuste në Shqipëri 1 mijë fishekë dhe 20

Shtetasi Kujtim Aliaj, 55 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar një sasi municioni dhe para të padeklaruara.

Gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë gjahu, armë gjahu dhe rreth 20 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe celularin e 55-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT