Theu masën e sigurisë dhe vodhi një automjet gjatë natës, përfundon në pranga 19-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Aktualitet

Theu masën e sigurisë dhe vodhi një automjet gjatë

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, pasi theu masën e sigurisë dhe vodhi një automjet gjatë natës.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Erald Brahja theu masen e sigurisë "Arrest në shtëpi" të caktuar nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se gjatë natës së 14 korrikut në lagjen "Emin Matraxhiu", ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases Xh. Sh.

Gjatë kontrolleve rezultoi se Brahja e drejtonte automjetin pa qenë i pajisur me leje drejtimi. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore i riu u arrestua për veprat prenale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Vjedhja" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cooperation ”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi gjatë natës, një automjet, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, u kap në flagrancë autori.

19-vjeçari, me masë sigurie për vjedhje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti që vodhi 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas njoftimit për vjedhjen e një automjeti, në lagjen "Emin Matraxhiu", kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit “Cooperation”, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe i koordinimit të punës mes Policisë së Elbasanit dhe Policisë së Tiranës, në rrugën "Kastriotët", në Tiranë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit E. B..

Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale "Vjedhja" dhe dyshohet se më datë 14.07.2025, gjatë natës, në lagjen "Emin Matraxhiu", ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases Xh. Sh.

Nga verifikimet rezultoi se autori e drejtonte automjetin, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Vjedhja" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT