VIDEO/ Pamje unike: Rama publikon kanionet e Osumit në Skrapar

Aktualitet

VIDEO/ Pamje unike: Rama publikon kanionet e Osumit në Skrapar

Kanionet e Osumit në Skrapar tërheqin vazhdimisht turistë vendas e të huaj që preferojnë sportet ujore si rafting.

Të ashtuquajturit “Koloradoja e Shqipërisë”, kanionet e Osumit janë vend mahnitës me peizazhe spektakolare të faqeve të malit ku rrjedhin ujërat e lumit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet unike të kanioneve të Osumit në Skrapar, ku rafting është kthyer tashmë një nga guidat më të preferuara për të gjitha grupmoshat.

Me gjatësi prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj që arrijnë deri në 120 metra, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë veprash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

Kanionet ofrojnë një përvojë unike, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota për të eksploruar magjinë e kësaj zone.

Gjatësia e Osumit është 161 kilometra, por pjesa me e bukur e tij është padyshim kanioni që ndodhet në rrethin e Skraparit. Kanioni i Osumit është më i gjati dhe ka lartësinë mesatare më të madhe në vend.

Në fundin e tij, në Vaun e Grepckes, Osumi krijon një deltë që shfrytëzohet nga banorët zonës përreth për të pushuar dhe bërë plazh gjatë stinës së verës.

ME TE LEXUARAT