Këto janë ushqimet dhe pijet më të mira për të ndihmuar në luftimin e refluksit

Soft

Këto janë ushqimet dhe pijet më të mira për të

Ekspertët theksojnë se zgjedhja e ushqimeve të duhura mund të ndihmojë ndjeshëm në menaxhimin e refluksit acid, një gjendje kur acidi i stomakut ngjitet në ezofag dhe shkakton simptoma si urthi, djegia dhe regurgitimi.

Në raste të shpeshta, kjo gjendje mund të zhvillohet në sëmundjen e refluksit gastroezofageal (GERD).

Sipas specialistëve të ushqyerjes, ushqimet që treten lehtë dhe janë të pasura me fibra janë më të përshtatshmet.

Frutat jo-agrume si bananet, mollët, dardhat dhe pjeprat ndihmojnë në qetësimin e stomakut dhe lëvizin shpejt në traktin tretës.

Drithërat e plota si bollguri dhe orizi kaf ndihmojnë në përthithjen e acidit të tepërt, ndërsa produktet e qumështit me pak yndyrë mund të neutralizojnë aciditetin dhe të lehtësojnë shqetësimin.

Po ashtu, perimet jeshile, xhenxhefili, avokado, çajrat bimorë pa kafeinë dhe ushqimet me proteina të ligëta (si pula apo gjeli i detit) janë zgjedhje të mira për të mbajtur nën kontroll simptomat.

Në të kundërt, disa ushqime dhe pije mund ta përkeqësojnë refluksin.

Ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme, ato pikante, frutat agrume, pijet e gazuara, alkooli, çokollata dhe kafeja mund të rrisin aciditetin ose të relaksojnë valvulën që mban acidin në stomak, duke shkaktuar përkeqësim të simptomave.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë jo vetëm një dietë të balancuar, por edhe vëmendje ndaj reagimit të trupit ndaj ushqimeve të ndryshme, për të menaxhuar sa më mirë refluksin acid./ORA

ME TE LEXUARAT