Berisha nga Brukseli: Partia Popullore Europiane mbështet PD-në, integrimi bllokohet nga dosjet e Kryeministrit

Politikë

Berisha nga Brukseli: Partia Popullore Europiane mbështet PD-në,

Sali Berisha nga Brukseli njoftoi se Partia Demokratike ka mbështetje të fuqishme nga Partia Popullore Evropiane (PPE).

Ai tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është bllokuar për shkak të çështjeve të ish-kryeministrit Edi Rama.

Berisha shpjegoi se PD është anëtare e asociuar e PPE, pasi anëtarësia e plotë i përket partive të vendeve që janë pjesë e Bashkimit Evropian, por lidhjet me grupimin janë të ngushta dhe të qëndrueshme.

Ai përmendi se një delegacion i madh me përfaqësues të 30 partive politike vizitoi Tiranën dy javë më parë për të mbështetur PD-në.

Sot, PPE feston 50-vjetorin e themelimit me rezultate të shkëlqyera, ndërsa nesër do të mbahet një samit i zgjeruar me kryetarët e shteteve, kryeministrat dhe kryetarët e partive opozitare nga vendet anëtare dhe asociuara.

Ky samit synon të përcaktojë qëllimet e përbashkëta të PPE për çështjet më të rëndësishme aktuale.

 

ME TE LEXUARAT