Vjedhje brenda shkollës ‘Besëlidhja’ në Lezhë, autorët marrin disa kompjutera dhe ja mbathin

Aktualitet

Vjedhje brenda shkollës ‘Besëlidhja’ në Lezhë,

Një vjedhje ka ndodhur në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shkollë dhe kanë marrë disa kompjutera.

Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë dhe pritet që kamerat e sigurisë të verifikohen për të identifikuar autorët.

Ndërkohë, për këtë rast është njoftuar edhe policia, e cila pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9 vjeçare në qytetin e Lezhës, ka njoftuar Policinë se në ambientet e brendshme të shkollës janë konstatuar 5 dyer të dëmtuara.

Sipas deklarimit paraprak, dyshohet se janë marrë disa dokumente, 1 kompjuter dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

ME TE LEXUARAT