Vlorë/ Rrezikoheshin të mbyteshin në det, Policia Kufitare i vjen në ndihmë tre pushuesve

Aktualitet

Vlorë/ Rrezikoheshin të mbyteshin në det, Policia Kufitare i vjen

Tre pushues rrezikuan të mbyteshin në det në afërsi të plazhit Uji i Ftohtë në Vlorë. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, një pushuese e cila lundronte me kanoe nuk mundi të kthehej në breg. Dy persona të tjerë u përpoqën ta ndihmonin, por për shkak të distancës së largët nga bregu, edhe ata u vunë në rrezik.

Blutë ndërhynë në kohë dhe i shpëtuan të tre pushuesit, duke parandaluar një tragjedi.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare Vlorë i erdhi në ndihmë 3 pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë.
Salla e DRKM Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe, por kërkonte ndihmë pasi ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe kishte të pamundur kthimin.
Dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not për t’i ardhur në ndihmë shtetases, por për shkak të distancës së largët nga bregu u rrezikuan edhe ata.
Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur marrjen në bord të tre pushuesve. Falë reagimit në kohë të Policisë Kufitare, tre shtetasit u nxorën në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia Kufitare Vlorë mbetet e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe fton qytetarët që në çdo rast emergjence të kontaktojnë menjëherë në numrin 112.

ME TE LEXUARAT