Wizz Air shet më shumë bileta se kapaciteti, dhjetëra pasagjerë mbeten në aeroport

Aktualitet

Wizz Air shet më shumë bileta se kapaciteti, dhjetëra

Ditën e sotme pasagjerët e linjës ajrore Wizz Air që do fluturonin nga Tirana drejt Ancona-s janë përballur me një situatë kaotike për shkak të papërgjegjshmërisë së linjës në fjalë.

Ata kanë treguar se WiZzAir ka prerë më shumë bileta se kapaciteti që ofron dhe për pasojë më shumë se 20 persona janë kthyer mbrapsht, ndërsa disa të tjerë kanë qëndruar të bllokuar në pritje.

Pasagjerët thonë se kjo lloj situate është bërë rutinë nga WizzAir si gjatë periudhës së verës ashtu edhe gjatë dimrit.

Ata shprehen të revoltuar, duke e quajtur kompaninë “hajdute të lekëve” për mënyrën se si menaxhon rezervimet dhe biletat, duke i lënë njerëzit të mbesin pa vend në avion edhe pse kanë paguar për to.

Denoncimi i qytetarit:
Ja cfare ben kompania wizzer marrin leket dhe pastaj i lejne njerezit ne kembe ska vende,hajdute lekesh te gjitheeeee. Sot po plaste grushti ne aeroport ca behet keshtu

Kane prere biletat dhe kur shkuam te gate ska poltrone. Dhe kane kthyer mbrapshte me shume se 20 persona. Une u nisa por shume te tjere jo. Edhe na kane then qe ishte nje gje normale per ato. Se gjithe periudhen è Veres keshtu behej./joq

ME TE LEXUARAT