Zbardhet sherri mes 3 të rinjve në Durrës, autorët ia mbathin dhe lënë të plagosur të riun! Reagon policia

Aktualitet

Zbardhet sherri mes 3 të rinjve në Durrës, autorët ia

Një sherr mes tre personave ka përfunduar në plagosjen e 35-vjeçarit me iniciale M.J., i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut. 

Mësohet se sherri ka ndodhur në "Shkafanë", ku dyshohet se A.D.,35-vjeç ka qëlluar me armë drejt të riut dhe më pas është larguar.

Njoftimi i policisë:

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e dy autorëve të dyshuar. Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A., dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT