Zjarr në Qafën e Butrintit, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

Aktualitet

Zjarr në Qafën e Butrintit, flakët rrezikojnë Parkun

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Sipas informacioneve, era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT