Amerika godet cisternën iraniane që tentoi të thyejë bllokadën e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Bota

Amerika godet cisternën iraniane që tentoi të thyejë

Forcat amerikane në Gjirin e Omanit kanë goditur një cisternë iraniane që po tentonte të shkelte bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit.

Lajmi u bë i ditur nga Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom), sipas së cilës anija “M/T Hasna”, me flamur iranian, po lundronte drejt një porti iranian kur u ndalua nga forcat amerikane.

Sipas deklaratës, anijes iu dhanë disa paralajmërime, por ekuipazhi nuk iu bind urdhrave të SHBA-së.

Pas kësaj, një avion luftarak amerikan F/A-18 Super Hornet, i ngritur nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, qëlloi me armë 20 mm duke dëmtuar timonin e cisternës.

ME TE LEXUARAT