Anije e mallrave goditet me predhë në Ngushticën e Hormuzit, nuk ka viktima

Bota

Anije e mallrave goditet me predhë në Ngushticën e Hormuzit, nuk

Një anije mallrash është përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pasi është goditur nga një predhë e panjohur, sipas Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

“Anija ka kërkuar ndihmë dhe ekuipazhi i saj po evakuohet”, tha autoriteti detar, duke shtuar se anija ndodhej rreth 11 milje detare në veri të Gadishullit Musandam në Oman.

“Anijeve u këshillohet të kalojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë”, thuhet në deklaratën e UKMTO-së.

Roja Bregdetare e Omanit tha se nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm kur CNN e kontaktoi të mërkurën në mëngjes.

Më herët të mërkurën, një tjetër anije raportoi dëme pasi u godit gjithashtu nga një predhë në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha UKMTO.

Kjo vjen pasi forcat amerikane shkatërruan 16 anije iraniane për vendosjen e minave pranë Ngushticës së Hormuzit. 

Shtëpia e Bardhë kishte paralajmëruar më parë se Irani do të goditet “në një nivel të paparë më parë” nëse vendos mina në Ngushticën e Hormuzit, mes shqetësimeve se regjimi mund të synojë rrugën ujore kyçe të naftës.

“Forcat amerikane eliminuan disa anije detare iraniane, më 10 mars, përfshirë 16 minatorë pranë Ngushticës së Hormuzit”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së në X , me një video shoqëruese që tregon disa nga sulmet.

ME TE LEXUARAT