Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, reagon Ursula von der Leyen: Lajm shqetësues për Evropën!

Bota

Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, reagon Ursula von der Leyen: Lajm

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu. Leyen  tha se është thelbësore që Turqia të dedikohet në vullnetin për të kryer praktikat europiane.

“Ne e shohim si një lajm thellësisht shqetësues ndalimin e kryebashkiakut, duke qenë se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Është thelbësore që Turqia të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.

Ne duam që Turqia të mbetet e lidhur me Evropën, por kjo kërkon një angazhim të qartë ndaj normave dhe praktikave demokratike dhe është thelbësore që Turqia të respektojë këto parime themelore", tha Leyen.

ME TE LEXUARAT