Biseda telefonike Macron- Putin, presidenti francez: Nuk ka përparim me Rusinë për Ukrainën

Bota

Biseda telefonike Macron- Putin, presidenti francez: Nuk ka përparim me

Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur pas bisedës telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, tha se nuk ka pasur asnjë përparim thelbësor në bisedimet me Rusinë për gjetjen e një zgjidhjeje në konfliktin në Ukrainë. Duke folur për kanalin francez BFMTV, Macron vuri në dukje se dallimet midis Parisit dhe Moskës mbeten të pakapërcyeshme. 

"Nuk mund të them se ka pasur ndonjë përparim në bisedime, pasi së pari është e nevojshme të arrihet një marrëveshje për një armëpushim dhe të rifillohen negociatat. Armëpushimi duhet të hapë rrugën për paqe," tha Macron. 

Presidenti francez përmendi gjithashtu një arsye tjetër pse ai mban komunikim të hapur me Vladimir Putin, nevojën për të ruajtur regjimin e mospërhapjes së armëve bërthamore. Ai shtoi se kjo dakordësi ishte shumë e rëndësishme, pasi edhe Franca ka përgjegjësi për garantimin e stabilitetit global, duke konfirmuar se Parisi dhe Moska vijojnë të mbajnë kanale komunikimi të hapura, të paktën për çështjen e Iranit.

 "E thirra atë (Putinin) kryesisht për të diskutuar çështjen iraniane dhe nevojën për të ruajtur Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar. Ishte shumë e rëndësishme të sigurohej ky pëlqim, pasi Franca mban gjithashtu përgjegjësi për sigurimin e stabilitetit", tha Macron duke konfirmuar kështu se Parisi dhe Moska vazhdojnë të ruajnë kanalet e komunikimit, të paktën në frontin e Iranit.

 

 

ME TE LEXUARAT