Dronë iranianë drejt Jordanisë dhe Bahreinit, rrëzohen nga avionët ushtarakë britanikë

Bota

Dronë iranianë drejt Jordanisë dhe Bahreinit, rrëzohen nga

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se avionët luftarakë britanikë Typhoon kanë rrëzuar dronë iranianë që ishin drejtuar për në Jordani dhe Bahrein.

“Operacione ajrore mbrojtëse” janë gjithashtu duke u zhvilluar në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe, thekson më tej Ministria e Mbrojtjes Britanike.

Kujtojmë se Britania e Madhe ka hequr dorë nga planet për të dërguar potencialisht aeroplanmbajtësen HMS Prince of Wales në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarë të Downing Street për Financial Time.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte ironizuar më herët kryeministrin britanik Keir Starmer për dëshirën e tij për t’u bashkuar me një luftë që sipas tij, ishte fituar tashmë.

Trump kishte pretenduar më herët se nuk kishte më nevojë për aeroplanmbajtëset e Britanisë së Madhe.

Ndërkohë disa burime brenda Britanisë thanë se qëndrimi i Trump nuk kishte ndikim në vendimin e Londrës dhe se telefonata e djeshme midis dy udhëheqësve ishte “konstruktive”.

ME TE LEXUARAT