FOTO/ I përdor që të duket më i gjatë, këpucët VIRALE të presidentit rus Vladimir Putin...
Presidenti rus Vladimir Putin është parë ditën e djeshme të dalë në publik me këpucët e tij legjendare. Bëhet fjalë për këpucët të cilat dyshohet se Putin i përdor në mënyrë që të duket më i gjatë nga sa normalisht është, truk ky kur del në publik.
Mediat ndërkombëtare llogarisin se këpucët i shtojnë liderit të Kremlinit 10 centimetra në gjatësinë e tij, e cila raportohet të jetë jo më shumë se 170 centimetra.
Ndërkaq, krerët e delegacioneve ruse dhe ukrainase në dy raundet e bisedimeve të mbajtura në Stamboll “vazhdojnë të mbajnë kontakt të drejtpërdrejtë telefonik me njëri-tjetrin dhe aktualisht po diskutojnë se kur do të mbahet raundi tjetër”-tha presidenti rus Vladimir Putin.
Takimi i tretë do të diskutojë memorandumet e paraqitura nga secila palë për një zgjidhje paqësore të konfliktit. Megjithatë, Putin pranoi se dokumentet janë “në skajet e kundërta të spektrit”.
Putin tha se Rusia është e gatshme t’i dorëzojë Ukrainës trupat e 3,000 ushtarëve të tjerë të Kievit të vrarë në konflikt, përveç 6,000 atyre që janë dorëzuar tashmë.