I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali dhe Francë, alarm në shumë qytete

Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali dhe Francë, alarm në

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Italinë dhe pjesë të tjera të Evropës me temperatura që kalojnë 40 grad celcius, ka sjellë viktimat e para.

Sipas mediave italiane, katër persona kanë humbur jetën nga temperaturat ekstreme: dy viktima në Sardenjë, një në Lombardi dhe një tjetër në Liguri.

Po ashtu, një shofer kamioni është gjetur i vdekur në automjetin e tij të parkuar në autostradë. Dyshohet se ai ka pësuar një atak në zemër, dhe temperatura të larta mund të kenë kontribuar në të.

Një tjetër shqetësim është se vala e të nxehtit do të vazhdojë për tre ditë të tjera, ndërsa autoritetet italiane kanë shpallur alarmin maksimal për rrezikun nga nxehtësia për 18 qytete.

Në Toskanë, situata është më e ndërlikuar, pasi nxehtësia e madhe është pasuar nga stuhitë dhe breshëri të cilat mund të rikthehen edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë, në Francë një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën për shkak të një ataku në zemër, ndoshta si pasojë e goditjes nga nxehtësia.

Mbrëmjen e së mërkurës, vapa i la vëndin stuhisë në disa pjesë të Francës, por temperaturat e larta vazhdojnë të mbeten në disa departamente.

Aktualisht, 17 departamente janë në gjendje alarmi portokalli dhe kjo situatë pritet të vazhdojë deri të premten.

ME TE LEXUARAT