Incident i rëndë në një varkë turistësh në Prevezë, francezi godet me thikë kapitenin e mjetit lundrues!

Bota

Incident i rëndë në një varkë turistësh në

Një incident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 20 milje detare në veriperëndim të Prevezës, Greqi, ku kapiteni francez 68-vjeçar i një anijeje turistike me flamur grek u sulmua me thikë nga një pasagjer.

Kapiteni u plagos rëndë në krah, gjoks dhe fytyrë, por fatmirësisht në bord ndodhej një mjek, i cili ndërhyri menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e anijes patrulluese të Rojës Bregdetare.

I plagosuri u transportua fillimisht në portin e Prevezës, dhe më pas me ambulancën e urgjencës EKAB drejt Spitalit të Përgjithshëm të Prevezës, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar.

Ndërkohë, autori i dyshuar i sulmit është izoluar nga oficerët e Rojës Bregdetare, të cilët shoqëruan anijen turistike në port. Autoriteti Portual i Prevezës ka nisur një hetim paraprak për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT