Izraeli godet objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës, në shënjestër udhëheqësi i grupit terrorist

Forcat Ajrore izraelite kanë ndërmarrë një sulm në Rripin e Gazës, ku objektiv ka qenë një prej drejtuesve të Hamasit, Izz al-Din Haddad.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, të cilët deklaruan se operacioni ishte pjesë e ofensivës së vazhdueshme kundër Hamasit.
Sipas ushtrisë izraelite, sulmi kishte në shënjestër objektiva të lidhura me Hamasin në Gaza, ndërsa autoritetet paralajmëruan se operacionet ushtarake do të vazhdojnë.
Zyrtarët izraelitë theksuan se sulmet do të vijojnë deri në arritjen e objektivave të tyre ushtarake dhe goditjen e strukturave të grupit militant.


