‘Putin zgjoi Europën, Trump e ndihmoi’, Rama: Duhet të rriten shpenzimet për mbrojtjen, ndryshe……

Kryeministri Edi Rama, në një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës që mbahet në Estoni, u shpreh se ishte Putin ai që zgjoi Europën dhe e bëri të kuptojë se kërcënimi gjeostrategjik është real.
Për Ramën, presidenti i SHBA Donald Trump e ndihmoi Europën që të kuptonte se “duhej të mblidhte veten”.
“Kur Trump u zgjodh tha se ‘Zoti kishte një plan dhe donte ta sillte në Shtëpinë e Bardhë për të shpëtuar SHBA’. Aso kohë thashë që ai tha gjysmën e të vërtetës sepse plani i Zotit ishte që të shpëtonte gjysmën e Europës.
Nuk e kuptoj kur europianët harxhojnë kohë me çfarë tha Trump. Unë besoj miqtë amerikanë kur thonë ‘merreni Presidentin Trump seriozisht, por j fjalë për fjalë’. Pra pjesa serioze është që Trump ka bërë që Europa ta shohë veten me të gjitha dobësitë e saj.
Duke folur si kryeministër i Shqipërisë dhe një veteran mes liderve, një vend që kërkon të hyjë në BE, kam dergjur kaq shumë herë ‘ju duam në Europë’, por kurrë nuk ndodhte të hidhnin një hap.
Na duhej Putin që të zgjoheshin dhe të kuptonin që kjo gjëja gjeopolitike qenka reale, kërcënimi gjeopolitik ishte real.
Nga njëra Putini e bëri Europën të zgjohesh dhe të përshpejtonte procesin në përgjithësi dhe Trump e ndihmoi Europën të kuptonte që duhej të mblidhte veten”, tha Rama.
Rama shtoi se Europa duhet të kuptojë që shpenzimet e mbrojtjes nuk duhet të mbesin në këto përqindje.
“Ajo që shoh si problem është shkëputja tërësore e diskutimit tonë, midis asaj se çfarë duhet të bëjmë në pjesën ushtarake dhe me gjithë pjesën tjetër, por këto janë të ndërlidhura.
Kam frikë se nëse këto shpenzime të mbrojtjes mbeten në përqindje abstrakte dhe nuk lidhet me produktivitetin industrial dhe konkurrueshmërinë në europë dhe me integrimin e prokurimeve, novacionin në përgjithësi, legjitimitetin demokratik për europën jo vetëm për qeveritë e zgjedhura, ka gjasë që europa të këtë më shumë armë, por të jetë më e dobët”, u shpreh Rama.


